AktualitetPolitikëTë fundit

32-vjetori i PD, Berisha: Me Bashën, opozita u shndërrua në fasadë

Partia Demokratike organizoi ceremoninë festive të 32-vjetorit të themelimit të forcës së parë opozitare në Shqipëri.

Në fjalën e tij, kryetari i PD-së Sali Berisha theksoi se nën drejtimin e Bashës opozita u shndërrua në një fasadë të një qeverie e cila kalonte nga skandali në skandal.

“Ne me një zë i thërrisnm studentët liberator ose ëngjëjt e demokracisë të cilët me guximin e tyrë tepik bënë të mundur fundin e komunizmit në Shqipëri dhe fillimin e vendosjer së pruarilmit politik.Ata bënë të mundur me lëvizjen e tyre, themelimin e forcës së parë politike opozitare. Nderim përjetë atyre të cilët kanë qenë dhe do mbeten gjithë jetën heronjtë e mi më të admiruar. Unë sot duhet të përulem me nderim të madh dhe të falënderoj me mirënjohje të pakufishme ato qindra mijëra që djem vajza, burra gra të cilët investuan mendjen, energjitë, përkushtimn, dijet e tyre në këto dekada për transformimin e Shqipërisë, e cila me gjithë situatën realisht dramatike që ndodhet, por krahasuar me Shqipërinë e 32 viteve më parë, ju garantoj se është 32 herë më larg pa asnjë krahasim”, tha ai.

“Partia Demokratike u themelua 32 vite më parë para së gjithash si parti e lirive dhe të drejtave të qytetarëve shqiptarë, njërëzve më të shtupr të Evropës dhe një ndër më të shtypurve të planetiti.PD, u themelua si parti e pamposhtur e interesit kombëtar dhe çështjes kombëtare. Në këto parime kjo parti arrti rezultate të jashtëzakonshme. Arriti të ishte lokomotiobvë e procesve evropane dhe eroatlantike. PD bëri gamim me firmat piramidale, dorëzoi pushtetin me votë ndaj një rrebelimi. Përzuri po me votën e lirë dhe në vitin 2013 pranoi rrotacionin dorëzoi pushtetin dhe doli në opozitë”, tha  ai.

“Nuk është turp të jesh opozitë. Kjo parti për shkak të takimeve dhe marrëveshjeve të fshehta, për shkak të bizneseve të kreut të përziera e papërziera me qeverinë, për shkaqeve të tjera që nuk kishin të bënin me anëtarët e PD u shndërrua në një fasadë të një qeverie e cila kalonte nga skandali në skandal, nga korrupsioni, vjedhja, akte anti demokratike dhe në zgjedhjet e 25 prillit, një besim i jashtëzakonshëm i qytetarëve shqiptarë, i popullit opozitar u tradhtua, u shkelmua për interesa më të ulëta vetëm e vetëm që PD të shndërrohej në një aleate të PS dhe Edi Ramës”, tha Berisha.

 

Fraksion.com