SHBA vlerëson punën e SPAK: Ent elitar kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar
Departamenti i Shteteve të Bashkuara (DASH) publikon në blogun zyrtar DipNote-in e mirënjohur: “Njohja e Kampionëve Anti-Korrupsion 2022” me autor Todd D. Robinson, Ndihmës Sekretar në Departamentin Amerikan të Shtetit.
Ky vlerësim performance është rezultat i Strategjisë Globale të ShBA-së në “Luftën kundër Korrupsionit dhe Samitit për Demokraci Viti i Veprimit”, lançuar nga Presidenti Biden para një viti.
DASH nënvizon veçanërisht performancën pozitive të Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion të Shqipërisë (SPAK) në këtë aspekt duke konkluduar: “Me ndihmën e SHBA-së, Shqipëria krijoi një Organ të Posaçëm Kundër Korrupsionit si një ent i ri elitar kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Në muajt e fundit, organi ka arrestuar ish-ministra, deputetë në detyrë, gjyqtarë, policë, prokurorë, kryebashkiakë dhe krerë nga krimi i organizuar”.
Pas takimit personal që Ndihmës Sekretari i DASH – autori i kësaj DipNote, pati edhe me Drejtuesin e SPAK, Arben Kraja, siguroi në emër të Departamentit Amerikan të Shtetit se, SHBA do të vazhdojë ta mbështesë edhe më fuqimisht SPAK në ngritjen e kapaciteteve dhe rritjen e rezultateve në luftë kundër krimit të organizuar, pastrimit të parave dhe korrupsionit të nivelit të lartë.
Farksion.com