Reuters: Serbia t’i kërkojë NATO-s të vendosë ushtrinë dhe policinë serbe në Kosovë
Agjencia e lajmeve “Reuters” ka shkruar për deklaratën e sotme të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, i cili u shpreh se “Serbia do ta pyes NATO-n që të dërgojë ushtarët serb në veri të Kosovës”.
“Serbia do t’u kërkojë paqebërësve të NATO-s që ta lejojnë të vendosë ushtrinë dhe policinë serbe në Kosovë, megjithëse beson se nuk ka asnjë shans që kërkesa të miratohet, tha të shtunën presidenti Aleksandar Vuçiq. Vuçiq tha në një konferencë për shtyp në Beograd se këtë kërkesë do t’ia bënte me një letër komandantit të forcës së NATO-s FORK. Vërejtjet e Vuçiqit erdhën pas një sërë incidentesh mes autoriteteve të Kosovës dhe serbëve që përbëjnë shumicën në zonat veriore të Kosovës me shumicë shqiptare.” – shkruan Reuters.
Më tej Reuters shkruan se kjo do të ishte hera e parë që Beogradi kërkon të vendosë trupa në Kosovë, sipas dispozitave të një rezolute të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e cila i dha fund një lufte të viteve 1998-1999, në të cilën NATO ndërhyri kundër Serbisë për të mbrojtur Kosovën me shumicë shqiptare.
Rezoluta thotë se Serbia mund të vendosë deri në 1,000 zyrtarë ushtarakë, policorë dhe doganorë në vendet fetare të krishtera ortodokse, zonat me shumicë serbe dhe pikat kufitare, nëse një vendosje e tillë miratohet nga komandanti i KFOR-it.
Fraksion.com