AktualitetBota+SportTë fundit

Franca mund Anglinë në çerekfinalen emocionuese të Kupës së Botës

Franca ka mundur Anglinë 2-1 në një lojë me ritëm të shpejtë për të krijuar një ndeshje gjysmëfinale të Kupës së Botës me Marokun, i cili mundi në mënyrë sensacionale Portugalinë në çerekfinalen tjetër të ditës.

Aurelién Tchouameni kaloi Francën në avantazh me një gjuajtje të fortë nga distanca në minutën e 17-të në stadiumin Al Bayt të shtunën. Tifozët e Anglisë u mërzitën veçanërisht pasi thirrjet për dy gabime të dyshuara kundër Bukayo Saka u hodhën poshtë në sekonda përpara se kampionët në fuqi të botës të hapnin rezultatin.

Franca është gjysmëfinalistja e fundit e Botërorit të Katarit, pasi mundi 1-2 Anglinë.

Mesfushori i Realit, Tchouameni do kalonte francezët në avantazh pas 15 minutash lojë. Një goditje nga distanca e tij do përfundonte në rrjetë, duke mos i dhënë asnjë shans portierit Pickford.

Po Tchouameni do rrëmbente skenën sërish, por këtë herë protagonist negativ. Ai do shkaktonte penallti në minutën e 54-t, për t’i dhënë një shans të artë kundërshtarit. Nga pika e bardhë një ekspert si Harry Kane nuk mund të gabonte, Lloris u mposht.

Sa në njërën portë në tjetrën, loja bëhet shumë e bukur më pas, me mundësi nga të dyja skuadrat.

Olivier Giroud do flirtonte me golin në minutat e fundit, por Pickford i tha jo, me një super-pritje. Pak më vonë, po Giroud do “tundtte rrjetën”, duke çuar në këmbë stadiumin.

“3 luanët” do fitonin sërish 11-metërsh, Harry Kane e bëri baltë këtë herë, topi përfundoi në tribuna. Kështu, Franca e Didier Deschamps mbërrin në gjysmëfinale, ku do përballet me Marokun.

Tashmë është bërë e famshme shprehja e anglezëve: “It’s Coming Home”, ose shqip: “Po vjen në shtëpi”, por tashmë si duket pa  trofe.

France celebrations

Harry Kane scores penalty f

Olivier Giroud

 

Fraksion.com