AktualitetBota+SportTë fundit

Tronditëse: 93.6% të portugezëve kërkojnë që Ronaldo të mos luajë titullar kundër Marokut

Shumica dërrmuese e portugezëve nuk duan që Cristiano Ronaldo të kthehet në ekipin e parë të Kombëtares për përballjen me Marokun në çerekfinale të Kupës së Botës të shtunën, sipas një studimi në mediat portugeze.

Ronaldo u la në bankën rezervë për përballjen e Portugalisë me Zvicrën në një të tetën e finales në Kupën e Botës të martën, dhe zëvendësuesi i tij Goncalo Ramos shënoi het-trik për t’i ndihmuar vendit të tij të fitojë 6:1.

Sulmuesi 21-vjeçar debutoi si titullar në Kupën e Botës dhe ai e arsyetoi vendimin e trajnerit Fernando Santos për t’i besuar atij para Ronaldos.

Raportohej se Ronaldo ishte i pakënaqur me vendimin e trajnerit dhe madje kishte kërcënuar me largim nga ekipi kombëtar, gjë që më vonë u mohua nga federata portugeze.

Loja që e bëri dhe golat që i shënoi Ramosi në duel me Zvicrën kanë bërë që Ronaldos t’i rrezikohet edhe më shumë vendi në ekipin e parë të Santosit.

Gazeta e madhe portugeze A Bola, e bëri një sondazh me tifozët portugezë dhe rezultati doli të jetë goxha tronditës për një ikonë dhe legjendë si Ronaldo, i cili është pa klub tani për tani, pasi Manchester Unitedi ia ndërpreu marrëveshjen para kohe.

Hiç më pak se 93.6 për qind të pjesëmarrësve në sondazh votuan që Ramosi të luajë titullar para Ronaldos kundër Marokut nesër.

Nëse fiton, atëherë Portugalia në gjysmëfinale do ta priste Francën apo Anglinë, të cilat takohen të shtunën po ashtu.

 

Fraksion.com