AktualitetTë fundit

Sulmoi Berishën me grusht në protestën e 6 dhjetorit, burg për 31-vjeçarin Gert Shehu

Arrest me burg për Gert Shehun, 31-vjeçari i cili goditi me grusht Sali Berishën gjatë protestës së opozitës ditën e martë.

Shehu prej së martës po kurohet pas goditjeve nga protestuesit.  Pasi gjendja e tij të përmirësohet pritet që të transferohet në qeli.

Aktualisht, Gerti Shehu është i shtruar në pavijonin e ORL tek spitali o Traumës. Para dy ditësh është dërguar tek spitali i burgut, por nuk e kanë pranuar dhe është rikthyer sërish tek Trauma. Gjendja e tij është shumë e mire, nuk ka asnjë problematikë, ndërsa ruhet nga forca të shumta policie.

Avokati Ervis Lila i përzgjedhur nga familjarët e Gert Shehut ka kërkuar një masë më të lehtë ndaj tij.

 

Fraksion.com