Përplasi biçikletën me derën kur hapi makinën: 21-vjeçari vihet në pranga në Berat
Një 21-vjeçar shkaktoi një aksident në momentin që ndaloi makinën në Berat.
I riu me inicialet H.K. parkoi mjetet në lagjen “30 Vjetori” dhe pasi hapi derën për të dalë, ka përplasur një burrë që po lëvizte me biçikletë.
Shtetasi me iniciale Q. S. është dërguar në Spitalin e Traumës Tiranë, për ndihmë mjekësore më të specializuar.
I riu është arrestuar dhe do të hetohet nga Prokuroria e Vlorës.
Fraksion.com