AktualitetKosovaTë fundit

Osmani u dërgon ftesë liderëve të partive për takim nesër

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani u ka dërguar ftesa liderëve të partive politike parlamentare për t’u takuar nesër.

Sipas Gazetës Express, ky takim pritet të mbahet në ora 14:00.

Në këtë takim do të diskutohet situata e sigurisë në veri dhe pengesat që janë paraqitur për të garantuar një proces të sigurt zgjedhor në katër komunat veriore.

Kjo ftesë e Presidentes ka ardhur pas situatës në Veriun e Kosovës dhe zgjedhjet që pritet të mbahen me 18 dhjetor, pasi që është kërkuar që këto zgjedhje të shtyhen.

Komisioni Qendror i Zgjedhje ka mbajtur mbledhje të jashtëzakonshme, në orën 18:00 të së premtes.

Gjatë kësaj mbledhje KQZ, nuk ka rekomanduar shtyrjen e zgjedhjeve në Veriun e Kosovës, të cilat pritet të mbahen me 18 dhjetor.

 

Fraksion.com