Nisja e procedurave për ambasadorin e ri, “Asnjë diplomat nuk ka dëmtuar aq shumë sa ajo marrëdhëniet tona me SHBA”, Berisha për Yuri Kim: Limon i shtrydhur!
Teksa dje qarkulloi lajmi se kanë nisur procedurat për zgjedhjen e ambasadorit të ri të SHBA-ve në vendin tonë, vjen një koment nga kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha. Ky i fundit në një konferencë për mediat e cilësoi Kim ‘limon të shtrydhur’.
“Nuk u habita për deklaratën e Edi Ramës me zëdhënësen Xhaçka, por me këtë rast dua të theksoj se kemi të bëjmë me një flakje të një limoni të shtrydhur. Në 100 vite marrëdhënie diplomatike mes dy vendeve, nuk ka pasur ndonjë diplomat që të ketë dëmtuar marrëdhëniet Shqipëri-SHBA më shumë se Yuri Kim.
Sjelljet dhe veprimet e saj këtu nuk kanë asgjë të përbashkët me vlerat perëndimore të vendeve të lira, me parimet dhe nenet e konventave ndërkombëtareve të respektimit të respektimit të sovranitetit dhe ligjeve të një vendi, apo sistemit të drejtësisë dhe vullnetit të qytetarëve”, tha Berisha.
Fraksion.com