AktualitetKosovaTë fundit

Kurti: Ata që duan formimin e Asociacionit duhet t`i pyesim pse Plani i Ahtisarit s`mjafton?

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se marrëveshja për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe nuk është prioritet për të.

Para deputetëve, ai ka thënë se ata që duan formimin e Asociacioni duhet t`i pyesim se pse Plani i Ahtisarit nuk po mjafton.

Unë besoj qasja më e mirë e jona, edhe vlerore dhe strategjike është që kur të bëhet fjalë për të drejtat e pakicave kombëtare, ne të gjithë ata që interesohen duhet t`i pyesim: Pse nuk mjafton Plani i Ahtisarit? Pra, ata duhet të tregojnë pse nuk mjafton plani i Ahtisarit. Unë kam qenë dhe vazhdoj të jem kritik ndaj këtij plani. Ka shumë privilegje dhe teprime. Mirëpo, ata që duan edhe më shumë, ata e kanë barrën e provës dhe argumentimin të na tregojnë. Pse fituesi i çmimit Nobel për paqe paska bërë gabim”, ka thënë Kurti.

Ai ka deklaruar se kjo marrëveshje nuk është e veçantë prej marrëveshjeve tjera që janë arritur në Bruksel.

Sipas tij, qëllimi i Serbisë nuk është formimi i asociacionit.

Ai ka thënë nëse Serbia do ta dëshironte formimin e asociacionit do ta njihet pavarësinë e Kosovës.

Neve nuk na duhet, ata nuk e dojnë, s`kemi pse i jemi kaq shumë prioritet kësaj pune”, ka thënë Kurti.

 

Farksion.com