AktualitetPolitikëTë fundit

“Ka thirrur në ambasadë deputetë për t’i vënë kundër meje”, Berisha për ambasadoren Kim: Kam informacion të plotë, një akt i turpshëm

Kryedemokrati Sali Berisha tha sot ndër të tjera se ambasadorja amerikane Yuri Kim ka thirrur në ambasadë deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, për t’i vënë kundër tij.

I pyetur se  nëse mes këtyre deputetëve kishe edhe demokratë dhe sa prej tyre i janë nënshtruar, Berisha tha se ka informacion të plotë, por se nuk do të flasë sot për këtë teme.

“Kam informacion të plotë për thirrjen që u ka bërë deputetëve, nuk kam asnjë informacion për secilën bisedë, por për disa. Ai ka qenë një akt i turpshëm, i paimagjinueshëm. Një diplomat s’mund të zhvillonte kurrë një aktivitet të tillë, dhe e bëri vetëm për të ndihmuar Ramën, siç ofendoi demokratët me barin, por unë nuk dua të flas sot për të”, tha Berisha.

 

Fraksion.com