“Fatkeqësi t’i merrnim shpirtin…”, Berisha tregon se si i qetësoi protestuesit pas sulmit në 6 dhjetor: Gjerat s’më dalin jashtë kontrollit
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha duke u ndalur te sulmi ndaj tij më 6 dhjetor ku u sulmua nga një i ri, theksoi se do ishte fatkeqësi që në protestë atij t’i merrej jeta.
Në një konferencë për mediat Berisha pohoi se kurrë nuk i dalin gjërat jashtë kontrollit.
“Sigurisht! Do ishte fatkeqësi që t’i merrnim shpirtin atje. Ai kishte marrë një strajcë me para për aktin dhe kaq. Ai nuk përbënte problem. Nuk ishte ai, do ishte dikush tjetër.
Problem përbënte ai që ka dhënë strajcë. Rama nga qëndrimet që mbajti, tregoi se është ai. Së dyti; gjerat mua nuk më dalin jashtë kontrollit. Siguria e samitit përbën përparësi për ne. Thash mund të jetë nga mafiozet e Ramës dhe jo nga protesta. E dija që aty në samit duhet të kishte dhe të tjerë që s’pëlqenin, por unë doja të mbroja qytetarët e mi. Në asnjë rrethanë nuk mund të krijonim atyre përshtypje se kjo protestë bënte kërcënim. Mirë se erdhën, na u bë shumë qejfi. Ai e tregoi vetë se cili është ulur. Se sa e meriton Rama këtë apo atë, këtë e dini vetë ju.”, tha Berisha.
Fraksion.com