AktualitetPolitikëTë fundit

“E kam falur kamikazin pa eksploziv”, Berisha: Akuzoj direkt Edi Ramën si porositës. Gjitoni i Ardi Veliut ka marrë patentë dhe kredi në banka

Sali Berisha ka vijuar me akuzat ndaj Edi Ramës si porositës të sulmit me grusht gjatë protestës së 6 dhjetorit.

“Unë e kam falur kamikazin pa eksploziv të Edi Ramës, Gerti Shehun. Por unë akuzoj direkt Edi Ramën si porositës të këtij skenari.

Përpjekjen e menjëhershme për të shfajësuar kriminelin dhe përhapja e Ramës e variantit të të sëmurit dëshmon se Gerti Shehu në vend të një hetimi është në mbrojtje totale të Edi Ramës që ka porositur krimin e tij. E akuzoj Edi Ramës si porositës sepse për pacientin e Ramës nuk ekziston asnjë dokument që e vërteton se është i sëmurë i papërgjegjshëm.

Ekziston dokument që e shpall të përgjegjshëm dhe e dënon për goditjen e një personi tjetër. Cfarë e shtyn Edi Ramën të shpallë Gert Shehun nga kriminel në të sëmurë psiqik? I sëmuri dhe klienti e gjitoni deri para pak muajsh i Ardi Veliut është aq i sëmurë sa deri pak muajsh ka rinovuar patentët, akt që nuk i lëshohet të sëmurëve. Klienti dhe gjitoni i Ardi Veliut ka marrë dhe kredi në banka”, tha Berisha.

 

Fraksion.com