AktualitetKosovaTë fundit

“Do shqyrtojmë dërgimin e 1000 trupave”: Si e kërcënoi Serbia mbrëmë Kosovën?

Petar Petkoviq, shef i ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, dje ishte i pari që kërcënoi Kosovën pas dërgimit të njësiteve të reja të Policisë së Kosovës në veri të vendit.

Ai tha se Serbia “do të shqyrtojë dërgimin e 1,000 forcave të saj të sigurisë” në Kosovës.

Ai ka cituar edhe marrëveshjen e 2013-ës, e cila sipas tij nuk i jep të “drejtë Policisë së Kosovës të shkojë në veri.”

“Atje lejohet vetëm policia e drejtorisë së veriut. Këtë të gjithë e dinë dhe të gjithë bëhen si të marrë dhe e lejojnë [kryeministrin e Kosovës, Albin] Kurti të ndërmarrë veprime të tilla të rrezikshme, që kanë për qëllim varrosjen e Marrëveshjes së Brukselit”, deklaroi mbrëmë Petkoviq.

Patrullimin e shtuar të policëve të Kosovës në veri, ai e quajti “okupim”.

“Siç kemi paralajmëruar, Kurti ka vazhduar me aksione ilegale dhe të dhunshme që synojnë okupimin e veriut të Kosovës. Pas konfiskimit të verës duke sulmuar familjen Petroviq dhe pas keqtrajtimit të fëmijëve në Leposaviq, rreth 300 deri në 350 policë, të armatosur rëndë dhe anëtarë të ROSU me pajisje ushtarake, kanë pushtuar veriun e Kosovës”, ka thënë ai./Nacionale

 

Fraksion.com