AktualitetPolitikëTë fundit

Dita Ndërkombëtare kundër Korrupsionit, SHBA: Mbështesim zbatimin e standardeve të forta

Në Ditën Ndërkombëtare kundër Korrupsionit, ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Tiranë shpërndau në rrjetet sociale një mesazh përmes të cilit thotë se SHBA-ja lufton korrupsionin përmes diplomacisë, duke forcuar institucionet qeveritare.

“Departamenti i Shtetit i SHBA lufton korrupsionin përmes diplomacisë, duke zhvilluar standarde të forta ndërkombëtare dhe duke mbështetur zbatimin e tyre, duke ndërtuar dhe forcuar institucionet qeveritare dhe rrjetet ndërkombëtare, duke përdorur kufizimet e vizave dhe sanksionet ndaj zyrtarëve të korruptuar dhe duke mbështetur gazetarët dhe organizatat jo-qeveritare që promovojnë transparencën dhe nxisin kërkesën e llogarisë ndaj individëve të korruptuar”, thuhet në mesazhin e ambasadës.

Më tej, theksohet se Shtetet e Bashkuara janë thellësisht të përkushtuara për të vazhduar këto përpjekje dhe për të rritur transparencën në komunitetin global.

 

Fraksion.com