“Dërgimi i trupave serbe”, Peci: Këto janë dokrra, Serbia po e tregon marrëzinë e vet
Drejtori i Institut KIPRED, Lulzim Peci, i ka cilësuar si marrëzira paralajmërimet e zyrtarëve serbë për dërgimin e 1000 trupave ushtarake në Kosovës.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se me këto deklarime shteti serb po e tregon vetëm marrëzinë e vet.
Sipas tij, këto janë dokrra të cilat nuk duhet as të diskutohen.
“Serbia me këtë tregimin e 1000 trupave ushtarake që kinse po e shqyrton t’i dërgoj në Kosovë, vetëm po e tregon marrezinë e vet, dhe asgjë më shumë! Të tjerat janë dokrra për të cilat as nuk e vlenë te diskutohet!”, ka shkruar ai.
Fraksion.com