Cila do jetë lëvizja e radhës nga opozita?! Berisha: Do vazhdojmë me revolucionin, protesta deri në mosbindje civile!
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se sulmit ndaj tij me grusht në protestën e opozitës, se kundërpërgjigja do të vijë përmes revolucionit.
“Revolucioni demokratik hyn në fazën e dytë. Përfundimi me sukses gjer tani dhe shpresoj që dhe të dielën që vjen i atyre balotazheve, shënon kurorëzimin e një procesi, festivali të vërtetë lirie. Nuk them të përsosur. Në PD e ka nxjerr këtë parti shumë herë më të fortë, ndaj kam mirënjohje të pakufishëm ndaj organizatorëve, konkurrenteve, komisionerëve, që dhuruan këtë proces. T
ani qëllimi ynë është siç votuam brenda partisë, të votojnë dhe shqiptarët. Ne duam që shqiptarët të votojnë. Nuk mund të kemi iluzion se me një kryeministër që në përputhje të aktit 3 të organizatës së kombeve të bashkuara po kryen gjenocid kundër shqiptarëve për shpërbërjen e tyre. Nuk kemi iluzion se do të kemi votë të lirë. Konstatoj me kënaqësi këtë të shqiptarët.
Do vazhdojmë me revolucionin tonë për të shpëtuar Shqipërinë nga ky pushtim i brendshëm, ndoshta dhe më barbar se pushtimet e jashtme. Motoja do jetë ajo, do bindim çdo shqiptar se nëse nuk i dalin zot votës së tyre nuk kanë kurrë të ardhme. Të mos presin nga askush. E marr këtë shembull për të theksuar se çfarë situatë është sot, por kam besim të madh se një kalbësirë si kjo nuk do mund të zgjasë dhe do bëjmë gjithçka për t’i shkurtuar jetën kësaj kalbësire. Jemi për të gjitha format dhe të mosbindjes civile.”, tha Berisha.
Fraksion.com