Bërnabiq: Jemi afër vendimit për kthimin e ushtrisë në Kosovë, KFOR-i s’po e kryen punën e tij
Ana Bërnabiq, kryeministre e Serbisë, ka komentuar situatën në veri, pak para takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Ajo ka thënë, siç transmeton Tanjug, se janë afër vendimit për të kthyer ushtrinë e shtetit serb në Kosovë “ashtu siç parashihet në Rezolutën 1244”.
Bërnabiq ka pretenduar se KFOR-i ka dështuar në punën e tij, duke shtuar se kryeministri Albin Kurti ka sjellë një gjendje afër luftës.
“Prandaj jemi shumë afër dhe besoj se sot presidenti Aleksandër Vuçiq do të japë më shumë informacion rreth takimeve të tij për të kërkuar kthimin e forcave tona në Kosovë sipas Rezolutës 1244 të OKB-së. Sepse KFOR-i nuk po e bën punën e tij dhe sepse serbët në Kosovë dhe Metohi nuk mund të ndihen të sigurt, aty rrezikohet jeta e tyre, përfshirë edhe fëmijët në kopshte”, pretendoi Bërnabiq.Nacionale
Fraksion.com