AktualitetKosovaTë fundit

Ambasadori gjerman: Nuk është situatë e favorshme për zgjedhje

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, tha se situata aktuale në veri të Kosovës “nuk është e favorshme” për mbajtjen e zgjedhjeve lokale.

Ai tha se pajtohet me ambasadorin amerikan, Jeffrey Hovenier, i cili, ditë më parë, tha se “nuk ka kushte” për mbajtjen e zgjedhjeve.

Të enjten në mbrëmje, një zyrtar i Policisë së Kosovës është plagosur gjatë një sulmi ta armatosur në veriun e Kosovës.

Sipas policisë, sulmi ka ndodhur rreth orës 23:00 në fshatin Serbovc të komunës së Zveçanit.

Polici, menjëherë, me ekipe emergjente, është drejtuar për në Spitalin e Përgjithshëm “Dr.Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë.

Drejtoresha e Spitalit të Përgjithshëm “Dr.Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë, Luljeta Zhubi, ka thënë për mediet në Kosovë se polici i plagosur më 8 dhjetor në veri të Mitrovicës, nuk është në rrezik për jetën.

 

Fraksion.com