Von der Leyen para nisjes së samitit: BE paketë ndihme me vlerë 500 mln euro në mbështetje të Ballkanit Perëndimor
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen foli për masa konkrete para nisjes së samitit BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë.
Von der Leyen tha se Bashkimi Europian ka miratuar një paketë ndihme energjie në vlerën e 500 milionë eurove të cilat do të përdoren për të mbështetur familjet dhe bizneset në Ballkanin Perëndimor me qëllim që rajoni të kapërcejë vështirësitë në këto kohë krize.
Presidentja shtoi se është miratuar një tjetër marrëveshje prej 5 milionë eurosh të cilat do të shkojnë direkt në infrastrukturë për energjinë e pastër dhe energjinë e së ardhmes.
Ajo zbuloi se sot diskutimet do të përqendrohen tek çështjet e biznesit, si dhe progresin që kanë shënuar vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën e anëtarësimit në BE.
“Bashkimi Europian ka miratuar një paketë ndihme energjie në vlerën e 500 milionë eurove të cilat do të përdoren për të mbështetur familjet dhe bizneset në Ballkanin Perëndimor me qëllim që rajoni të kapërcejë vështirësitë energjetike në këto kohë krize. Kemi miratuar gjithashtu paketën tjetër prej 5 milionë eurosh te cilat do të shkojnë direkt në infrastrukturë për energjinë e pastër, energjinë e të ardhmes. Këtu flasim për parqet fotovoltaike, interkonektoret e erës. Sot do përqendrohemi tek çështjet e biznesit, si dhe progresin që kanë shënuar vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën e anëtarësimit. Jam e gëzuar që Bosnje Hercegovina po përparon pë marrjen e statusit kandidat. Është bukur që Shqipëria dhe Maqedonia Veriut kanë hapur negociatat e anëtarësimit. Anëtarësimi varet vetëm nga përparimi që shënon vendi kandidat, jo nga vitet që zgjat procesi”- tha diplomatja Ursula Von Der Leyen.
Farksion.com