Uncategorized

Varhelyi: Anëtarësimi, arsyeja pse për herë të parë Samiti mbahet në Ballkanin Perëndimor

omisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Olivér Várhelyi mbërriti sot në samitin BE-Ballkani Perëndimor që po mbahet në Tiranë.

Komisioneri Várhelyi takoi Kryeministrin Edi Rama, i cili pret pjesëmarrësit në nisje të këtij Samiti, i pari që zhvillohet në rajon.

Liderët e vendeve të BE-së, institucioneve evropiane dhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor janë duke mbërritur për të nisur punimet e samitit.

Në një prononcim të shkurtër për mediet e shumta vendase dhe ndërkombëtare, Várhelyi u shpreh se, “anëtarësimi, kjo është ajo që duhet të ofrojmë, prandaj jemi këtu. Kjo është arsyeja pse për herë të parë zhvillohet ky samit në Ballkanin Perëndimor”.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com