AktualitetPolitikëTë fundit

“S’ka përgjigje pë vulën e PD-së”; Apeli shtyn për të tretën herë seancën për ankimin e Alibeajt

Është shtyrë për të tretën herë seanca në Apel e ankimimit të PD-së për statutin e 18 dhjetorit.

Seanca ishte parashikuar të mbahej ditën e sotme në orën 9:30, por u shty për shkak të mungesës së një gjyqtari. Seanca e radhës është parashikuar të mbahet në datën 20 dhjetor, në orën 9:30.

Trupi gjykues qe po shqyrton çështjen përbëhet nga gjyqtarët: Irida Kacerja, relatore dhe Genti Shala e Emona Muçi anëtarë.

Më 18 mars, gjyqtarja Blerina Muça vendosi pranimin e kërkesës së PD dhe depozitimin e statutit e vendimeve të dala nga Kuvendi Kombëtar i mbajtur më 17 Korrik 2021.

Më 25 mars, gjyqtari Agron Zhukri vendosi që organi zyrtar i PD-së të jetë Komisioni i Rithemelimit, për të cilin është paraqitur ankimim nga Alibeaj.

Por më 22 prill Gjykata e Tiranës  pranoi ankimin e PD-së, përfaqësuar nga Enkelejd Alibeaj, i cili kërkon zhbërjen e vendimit Zhukri që i dha Sali Berishës selinë e partisë

Kujtojmë se Agron Zhukri vendosi që Grupi i Rithemelimit të jetë organi drejtues në PD.

 

Fraksion.com