AktualitetNATO/BEPolitikëTë fundit

Nënshkruhet Marrëveshja Roaming mes vendeve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

 Më kuadër të Samitit BE – Ballkani Perëndimor u nënshkrua sot në Tiranë Marrëveshja Roaming, e cila i hap rrugë nisjes së procesit për heqjen e tarifës roaming mes vendeve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor.
Marrëveshja u nënshkrua në prani të 6 udhëheqësve të Ballkanit Perëndimor, Presidentit të Këshillit Europian, Charles Michel, Presidentes së KE-së, Ursula Von Der Leyen, Komisionerit për Fqinjësinë dhe Zgjerimin Olivér Várhelyi dhe Sekretares së Përgjithshme të Këshillit Rajonal të Bashkëpunimit, Majlinda Bregu.
Marrëveshja Roaming hyn në fuqi duke nisur nga 1 tetori 2023.
Fraksion.com