“Mirënjohje të pakufijshme për ju!”, Berisha nuk kursen falenderimet për liderët europianë: PD, betejë për vlerat europiane
Kryetari i PD-së, Sali Berisha nuk ka kursyer falenderimet për liderët europianë që ndodhen në Tiranë për samitin e BE. Ndonëse ka thirrur protest në këtë ditë historike, Berisha shpreh mirënjohje duke thënë se kanë dhënë mbështetje për shqiptarët.
“Në këtë shesh, në Shqipërinë dhe kudo që jeni përshëndetjet më vëllazërore, mirënjohjen më të pakufijshme. Së pari, në emër tuaj më lejobni t;ju uroj me zemër mirëseardhjne në Tiranë shtegtarëve europianë. Për ne është një rast shumë i vecantë t’i shprehim atyre mirënjohjen më të pakufishme për solidaritetin ndaj Shqipërisë. Ky samit është mbështetje e madhe për të gjithë shqiptarët. Ky samit është mbështetje në veçanta për PD, forcën politike që është në betejë për vlerat europiane me moton “E duam Shqipërinë si e gjithë Europa”.
Fraksion.com