Mbyllet samiti i BE-Ballkani Perëndimor: 32 pikat që u ranë sot dakord, nga emigracioni, te arsimi, lufta në Ukrainë dhe bashkëpunimi ekonomik
Shqipëria për tetë orë, për herë të parë në historinë e saj, u shndërrua në kryeqytetin e Europës. Siparin e mbërritjes të delegacioneve në samitin mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor e hapi një shqiptare. Majlinda Bregu e cila drejton Këshillin Rajonal për Bashkëpunim dhe çojë përpara projektin e uljes së tarifave Roaming.
Bregu ia la radhën presidentes së Kosovës e cila e shfrytëzoi samitit për përcjellë lajmin se Kosova do të aplikojë për anëtarësim në BE. Aleksandar Vuçiç president i Serbisë i cili ditët e fundit betohej se nuk do të merrte pjesë në samit u shfaq përpara Edi Ramës duke bashkëbiseduar për pak minuta e iu drejtuar sallës plenare. Pasi kishe pritur më shumë se gjysmën e pjesëmarrësve në Samit, kryeministri prodhoi një mori më të qeshura tek gazetarët kur u ul në gjunjë përpara kryeministrit të Luksemburgut, Xavier Bettel.
Presidenti Macron ishte ndër të fundit që mbërriti. 27 udhëheqësit e BE u ulën përballë 6 udhëheqësve të Ballkanit Perëndimor tregues i kthimit të vëmendjes europiane në këtë rajon. Palët kanë diskutuar mes tyre për temat e parapërgatitura. Më pas liderët dolën sërish në sheshin Italia për foton familjare dhe për të ndjekur një program të shkurtër artistik. Pas rreth 90 minuta me vonesë nga koha e parashikuar Charles Mishel, Ursula Vonder der Leyen dhe Edi Rama shpjeguan çfarë prodhoi ky samit.
16:37 Von der Leyen në konferencën e përbashkët: Një mesazh i qartë në këtë samit, të qenit së bashku!
Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen gjatë konferencës së përbashkët për samitin BE-Ballkani perëndimor tha se dot u dha një mesazh i qartë, ai I të qenit së bashku.
16:28 Nga anëtarësimi i Ballkanit në BE te lufta në Ukrainë/ Publikohet deklarata e përbashkët e Samitit të BE në Tiranë
Në përfundim të samitit BE – Ballkani Perëndimor në Tiranë, të gjithë liderët pjesëmarrës kanë firmosur një deklaratë të përbashkët ku dakordësohen për të bashkëpunuar në disa çështje.
16:24 “Të rinjtë mund të studiojnë në universitetet evropiane”/ Rama: Vijmë me lajme të shkëlqyera, BE do japë 85 mln euro mbështetje për energjinë
“Të rinjtë mund të studiojnë në universitetet evropiane”, u shpreh Rama në konferencën e përbashkët për mediat pas samitit të BE-Ballkani Perëndimor. “ Vijmë me lajme të shkëlqyera, BE do japë 85 mln euro mbështetje për energjinë” vijoi Rama.
16:14 Presidenti i Këshillit Evropian: E ardhmja e fëmijëve tanë më e begatë brenda BE-së! Në 2027-ën të heqim shpenzimet e Roaming
Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel gjatë konferencës së përbashkët për shtyp të samitit BE-Ballkani Perëndimor theksoi se e ardhmja e fëmijëve do të jetë më e begatë brenda BE-së dhe kjo është bindja që i bashkon vendet e Ballkanit Perëndimor.
Teksa opozita protestonte mes trazirave dhe incidenteve, liderët europianë shijuan koncertin me valle popullore shqiptarë pranë stadiumit “Air Albania”.
13:31 Marrëveshja Roaming/ Varhelyi: Qytetarët dhe bizneset, ata që do përfitojnë më shumë
Komisioneri Zgjerimin në Bashkimin Europian Oliver Varhelyi shprehet se qytetarët dhe bizneset do të përfitojnë më shumë nga marrëveshja e tarifave Roaming që u firmos sot në Tiranë.
11:58 Von der Leyen para nisjes së samitit: BE paketë ndihme me vlerë 500 mln euro në mbështetje të Ballkanit Perëndimor
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen foli për masa konkrete para nisjes së samitit BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë. Von der Leyen tha se Bashkimi Europian ka miratuar një paketë ndihme energjie në vlerën e 500 milionë eurove të cilat do të përdoren për të mbështetur familjet dhe bizneset në Ballkanin Perëndimor me qëllim që rajoni të kapërcejë vështirësitë në këto kohë krize.
11:32 Borrell në Tiranë: Kosovës dhe Serbisë u kemi dorëzuar versionin e fundit të propozimit për marrëveshje
Shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell tha nga Tirana se ka një moment të rëndësishëm në bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, meqë të dyja palëve u është dorëzuar versioni i fundit i propozimit për një marrëveshje
11:25 Samiti në Tiranë/ Rama: Sinjal i vetëdijes. BE ka nevojë për Ballkanin Perëndimor, po aq sa Ballkani për BE
Një ditë të jashtëzakonshme që nuk ishte menduar më parë, kështu e ka konsideruar kryeministri Edi Rama, Samitin BE-Ballkani Perëndimor, që mbahet sot në Tiranë.
11:21 Nënshkrimi i marrëveshjes Roaming në Tiranë, Ursula von der Leyen: Mundësi e shkëlqyer për t’u afruar me njerëzit
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka përshëndetur firmosjen e marrëveshjes së tarifave Roaming në Tiranë, duke e cilësuar atë si mundësi të shkëlqyer për njerëzit, bizneset dhe turizmin.
11:07 Samiti i BE/ Meloni në Tiranë: Kemi përgjegjësi të madhe kundrejt vendeve të Ballkanit
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, ka sjellë në Tiranë për herë të parë pas marrjes së detyrës, kryeministren e Italisë, Georgia Meloni. “Ne kemi përgjegjësi të madhe kundrejt vendeve të Ballkanit, sidomos pas agresionit rus. Është e rëndësishme të plotësojmë procedurën për anëtarësimin dhe ka shumë çështje për të cilat duhet të punojmë së bashku, për ekonominë, sigurinë kibernetike si edhe çështje të tjera, për të cilat ju e dini Italia është e përkushtuar. Do bëjmë maksimumin, mbështetuni te Italia”, u shpreh Meloni.
11:00 Kryeministrja e Estonisë në Tiranë: Mbështesim anëtarësimin e Shqipërisë në BE!
“Presim me padurim diskutimet. Estonia është mbështetëse e fortë që anëtarët e rinj të bëhen pjesë e BE. I jemi mirënjohës Shqipërisë për punën në Këshillin e Sigurimit dhe për punën në luftën me Ukrainën. Na duhet të punojmë për paqen në rajon”, u shpreh kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas sapo mbërriti në Tiranë.
10:47 “Duhet folur për progresin, jo vetëm për atë që duhet bërë”, kryeministri belg në Tiranë: Rusia përpiqet të ndikojë jo vetëm në rajon
“Angazhimi financiar i BE-së në rajon është diçka e dukshme”. Kështu u shpreh në Tiranë kryeministri i Belgjikës, Alexander De Croo, ndërsa mbërriti për të marrë pjesë në samitin BE-Ballkani Perëndimor.
10:45 Mitsotakis në Tiranë, mesazhe “paqtimi”: Optimist për zgjidhje në marrëveshjen e detit
Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis e fokusoi deklaratën e tij përpara samitit në dy çështje me interes për Shqipërinë e për Kosovën.
09:56 Analiza/ Rëndësia e samitit BE – Ballkani Perëndimor në Tiranë
Liderët e Bashkimit Evropian do të takohen me homologët e tyre nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor (Shqipëria, Bosnje e Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia) në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, më 6 dhjetor.
09:47 Samiti BE-Ballkani Perëndimor/ Vuçiç e nis me ankesa: Është shkelur integriteti territorial i Serbisë!
Edhe pse besohet se në samit do të tentohet shmangia e temave delikate që mund të shkaktojnë përplasje sikurse është kokëfortësia e Beogradit për të mos vendosur sanksione ndaj Serbisë, presidenti i saj Aleksandar Vuçiç i dha që përpara nisjes së samitit sinjalet se çfarë pozicioni ka ndërmend të mbajë në takim, ndërsa i pati disa ankesa.
09:47 Presidenti i KiE: E ardhmja e BE është me Ballkanin Perëndimor, sot nënshkruajmë marrëveshje konkrete
Presidenti i Këshillit Euopian, Charles Michel, tha para nisjes së samitit se kjo është një ditë historike jo vetëm për Tiranën, por edhe për marrëdhënien e BE me Ballkanin Perëndimor.
09:37 Samiti i BE/ Varhelyi në Tiranë: Partneritet, kjo është ajo ç’ka ofrojmë për Ballkanin Perëndimor
Komisioneri i Bashkimit Europian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi ka mbërritur tashmë në Tiranë. Ai u prit nga kryeministri Rama ndërsa pas pak pritet të nisë Samiti BE-Ballkani Perëndimor.
09:33 Samiti në Tiranë, Vjosa Osmani: Koha që BE të lëvizë nga fjalët në vepra! Vuçiç? Vijim i mendësisë së vjetër
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka një mesazh të fortë e të qartë për BE-në në samitin e Tiranës.
Ecejaket diplomatike që nuk ia sollën Kosovës liberalizimin e vizave tani, sic shpresohej, e kanë lodhur Prishtinën zyrtare dhe vetë popullin e Kosovës. Kjo u reflektua edhe në fjalët e kryetares së shtetit, që tregoi se prej bllokut priten tashmë vetëm vepra.
08:53 Rrugët e bllokuara në Tiranë, në këto akse rrugore nuk mund të kaloni sot as në këmbë
Disa nga rrugët kryesore të kryeqytetit janë bllokuar këtë të martë, pasi në Tiranë pas pak do të zhvillohet samiti i Bashkimit Evropian me Ballkanin Perëndimor.
“Vija e kuqe” fillon nga Rinasi, në Kashar, ku e gjitha rruga nga Kashari deri në rrethrrotullimin “Shqiponja” në drejtim të Astirit do bllokohet, ndërsa perimetri do të vijojë me zonën e Kopshtit Zoologjik, Unaza e Re, deri në Sauk dhe më pas Rruga e Elbasanit deri në zonën e stadiumit “Air Albania”.
Fraksion.com