AktualitetPolitikëTë fundit

Marrëveshja për heqjen e tarifave Roaming me BE, Balluku; Do të sjellë ndryshime të mëdha

Ajo tha se heqja e këtyre tarifave do të sillte ndryshime të mëdha duke pasur larmishmëri dhe çmime më të ulëta në ofertat e bëra.

“Marrëveshja e sotme e integron rajonin tonë më shumë dhe më mirë, atë të qarkullimit të lirë, të mallrave, të ideve dhe ndërveprimeve ekonomike. Nuk do ishim këtu sot pa lokomotivën e këtij procesi që është Komisioni Europian.

Është frut i këtij bashkëpunimi edhe heqja e tarifave Roaming mes vendeve të Ballkanit Perëndimor në korrik të vitit 2021. Janë rritur në gjysmën e dytë të vitit me 96% të gjitha shkëmbimet dhe thirrjet brenda këtyre 6 vendeve. Heqja e këtyre tarifave ka krijuar kushte për investime më të mëdha në infrastkturën telefonike.

Do të nënvizoja se falë kësaj marëveshje prej vitit të ardshshëm qytetarët do përjetojnë konkretisht ndryshime të mëdha dhe pozitive.  Do zgjerohet aksesi në larmishme me çmime gjithmonë e më të mira të paketave roaming. Ky angazhim do të ndërmerret edhe nga operatorët e tjerë. Do të rritet edhe cilësia e shërbimit”, tha Balluku.

 

Fraksion.com