AktualitetPolitikëTë fundit

Marin: Do diskutojmë çështje që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve

Kryeministrja e Finlandës Sanna Marin mbërriti sot në samitin BE-Ballkani Perëndimor, që po mbahet në Tiranë, ku u takua me Kryeministrin Edi Rama i cili mikpret pjesëmarrësit në nisje të këtij samiti.

Në fjalën e saj për mediet, kryeministrja finlandeze u shpreh se do të diskutohet për shumë çështje ndërsa e cilësoi të rëndësishëm Ballkanin Perëndimor kur mjedisi i sigurisë është sfiduar nga dritëhijet.

“Do të diskutojmë shumë çështje të sigurisë ambientale dhe të informacionit që është në kërcënim nga Rusia por do të diskutojmë dhe shumë çështje të tjera si energjetika dhe të tjera që kanë të bëjnë me qytetarët e thjeshtë si marrëveshja roaming. Këto janë çështje të thjeshta por që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Jam shumë entuziaste dhe e lumtur për marrëveshjen roaming që ul tarifat”, tha Marin.

 

Fraksion.com