AktualitetPolitikëTë fundit

Kallas: Estonia, mbështetëse e fortë e anëtarësimit në BE

Kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas deklaroi sot se, “Estonia është një mbështetëse e fortë e anëtarësimit në BE”.

Kallas mbërriti sot në samitin BE-Ballkani Perëndimor që po mbahet në Tiranë.

Kallas takoi Kryeministrin Edi Rama, i cili pret pjesëmarrësit në nisje të këtij Samiti, i pari që zhvillohet në rajon.

Në një prononcim të shkurtër për mediet e shumta vendase dhe ndërkombëtare, Kallas u shpreh se, “më vjen shumë mirë që gjendem këtu në Shqipëri për Samitin e Ballkanit Perëndimor. Presim me padurim diskutimet”.

“Estonia është një mbështetëse e fortë e anëtarësimit në BE dhe që anëtarët e rinj të bëhen pjesë e Bashkimit Evropian”, tha Kallas.

“I jemi shumë mirënjohës Shqipërisë për punën në Këshillin e Sigurimit dhe punën për Ukrainën. Kemi një Evropë, një botë. Na duhet të punojmë për paqen në këtë rajon”, theksoi ajo.

Liderët e vendeve të BE-së, institucioneve evropiane dhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor janë duke mbërritur për të nisur punimet e samitit.

 

Fraksion.com