AktualitetPolitikëTë fundit

Ilir Meta me gjuhë të ashpër ndaj Edi Ramës: T’i tregojmë vendin…

Kreu i PL,  Ilir Meta ka mbajtur fjalën e tij në protestën e thirrur nga Sali Berisha duke mos kursyer gjuhën e ashpër ndaj Edi Ramës.

“Nuk do të doja të flisja gjatë se pata fatin pak javë më parë ta bëja këtë gjë para jush, por sot besoj se është shumë e qartë, koha e fjalëve dhe e fjalimeve duhet t’i lërë vendin kohës së veprimeve të orgaizuara për t’i treguar vendin pjellës më bastarde të kësaj toke që orkestroi sot në ditën e samitit europian një ngjarje të denjë për një kryeministër skizofren dhe tradhtar, për zbatuesin e platformës së spastrimit etnik në formën më të re që e ndjen çdo familje shqiptare, të shpopullimit përmes instalimit të një regjimi mafioz, ndaj të gjithë me poezinë e Avzi Nelës “Liri a vdekje” për t’i treguar vendin këtij regjimi mafioz. Edhe një herë mirënjohje Sali Berishës. Liri demokraci, Europa jemi ne”, tha Ilir Meta.

 

Fraksion.com