Uncategorized

Tahiri: Nesër duhet të zgjidhet çështja e Serbisë, ose me Rusinë ose me Perëndimin

Ish-kryenegociatorja e Kosovës, Edita Tahiri ka thënë se Bashkimi Evropian duhet ta ndalë hipokrizinë e Serbisë.

Përmes një postimi në Facebook, Tahiri tha se Samiti i Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor duhet ta zgjedh këtë çështje se Serbia është krah Rusisë apo BE-së.

“Edhe sa kohe BE-ja do ta toleroj Serbinë me politiken e saj hipokrite “edhe me Rusinë edhe me perëndimin.” Është koha qe BE-ja te jetë e prerë me Serbinë, ta ndal hipokrizinë e saj per hir te paqes dhe stabilitetit ne rajon, Samiti nesër ne Tirane duhet ta zgjidh këtë çështje, nder shumë çështje qe ngarkojnë Ballkanin kjo është çështja e parë që duhet zgjidhur”, shkroi Tahiri.

 

Farksion.com