AktualitetPolitikëTë fundit

Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Spiropali pret presidenten e Kosovës

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali priti sot pasdite presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ndodhet në Tiranë në kuadër të Samitit BE-Ballkani Perëndimor që do të mbahet nesër.

Samiti BE-Ballkani Perëndimor që do të mblidhet në 6 dhjetor në Tiranë, është samiti i parë i këtij lloji që zhvillohet në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Samiti është pjesë e zbatimit të Axhendës Strategjike të Këshillit Evropian 2019-2024, si dhe konsiderohet një mundësi për të rikonfirmuar rëndësinë kyçe të partneritetit strategjik midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, një rajon me një perspektivë të qartë drejt BE-së.