AktualitetPolitikëTë fundit

Rama: Universiteti i Mjekësisë në Tiranë, i pari në renditjen për fondet e përthithura nga BE

Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në ceremoninë e zhvilluar në kuadër të 70-vjetorit të Universitetit të Mjekësisë, ku deklaroi se “ky universitet ishte i pari në renditjen për fondet e përthithura nga programet e Bashkimit Europian”.

Në fjalën e tij, Rama tha se “ky është një ogur shumë i mirë për të nesërmen, sepse në ndërkohë që ne po bëjmë të gjitha përpjekjet për të rritur bazën e financimeve të mundshme për institucionet tona të arsimit të lartë nga BE është e domosdoshme që institucionet tona të arsimit të lartë të përgjigjen dhe të krijojnë kapacitete që t’i thithin këto fonde”.

“Në këtë periudhë të fundit, falë edhe lidershipit të ministres së Arsimit, në sistemin tonë universitar ka një rritje të ndjeshme të fondeve të përfituara nga BE. Nga ana tjetër shtoj faktin, janë 300 studentë e profesorë të këtij universiteti që kanë përfituar nga programet e shkëmbimeve të BE dhe të gjitha përbëjnë një arsye të fortë dhe kjo është një përpjekje që po e bëjmë me BE-në dhe do të jetë pjesë edhe në diskutimet e nesërme të samitit BE-Ballkani Perëndimor, që universitetet tona dhe të gjithë rajonit të pranohen në sistemin e arsimit të lartë të BE-së. Do të jetë një fitore shumë e madhe, një autostradë e re që do të hapet para institucioneve tona të arsimit të lartë”, nënvizoi Rama.

Kreu i qeverisë u shpreh se “jam i bindur që ndër më të përgatiturit është Universiteti i Mjekësisë në Tiranë”.

“Universiteti i Mjekësisë ka shkëmbime sistematike me Universitetin e Bolonjës, që dihet se çfarë institucioni me vlerë të madhe është në mozaikun e institucioneve të arsimit të lartë në Evropë dhe me Universitetin e Kievit në Pescara”, tha Rama.

 

Fraksion.com