AktualitetPolitikëTë fundit

Michel: Samiti në Tiranë, në zemër të rajonit. Prezantojmë nesër deklaratën që lidh më shumë BE-në me Ballkanin

Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, përpara mbërritjes në Tiranë ku do të marrë pjesë në samitin BE-Ballkani Perëndimor është takuar me Kryeministrin e Sllovenisë, Robert Golob në Lubjanë. Gjatë konferencës për shtyp, Michel ka folur për rëndësinë e samitit që mbahet nesër në Tiranë.

“Samiti i nesërm BE-Ballkani Perëndimor është shumë simbolik sepse do të zhvillohet në Tiranë, në zemër të rajonit. Tregon një evolucion të fortë përsa i përket angazhimit”, shkruan në Twitter ai.

Ndërkohë postimin e tij e shoqëron me një moment nga konferenca në Slloveni. Duke folur për rëndësinë e samitit, Michel njoftoi se është hartuar një deklaratë ambicioze që sipas tij do të lidhë më shumë BE-në me Ballkanin Perëndimor.

“Më lejoni të filloj duke theksuar Ballkanin Perëndimor dhe përfshirjen tonë në samitin e nesërm. Është shumë simbolik sepse do të marrë pjesë në Tiranë, në zemër të Ballkanit Perëndimor dhe tregon një evolucion të fortë sa i përket atmosferës dhe angazhimit. Të gjithë e kujtojmë samitin në Bruksel verën e shkuar me Ballkanin Perëndimor si një moment të së vërtetës. Që prej atëherë ne kemi filluar procedurat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Kemi hartuar një deklaratë ambicioze, e cila do të paraqitet nesër, në mënyrë që të lidhim më shumë Ballkanin Perëndimor me Bashkimin Europian dhe kjo është madje para përfundimit të procesit të anëtarësimit”, tha Michel.

 

Fraksion.com