Autobusi bllokohet nga rrëshqitja e dheut, 3 viktima në Kolumbi, mes tyre dhe një fëmijë
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Kolumbi, ku si pasojë e rrëshqitjes së dheut në Kolumbinë veriperëndimor kanë humbur jetën 3 persona dhe 20 të tjerë kanë mbetur të bllokuar në baltë..
Njësia Kombëtare për Menaxhimin e Rrezikut të Fatkeqësive (UNGRD) tha se një fëmijë nën moshën shtatë vjeç ishte në mesin e të vrarëve.
Autoritet njoftuan se në vendngjarje po zhvillohet një operacion për të shpëtuar të mbijetuarit, raportojnë mediat e huaja.
Presidenti Gustavos Petros në Tëitter e ka cilësuar këtë ngjarje si një tragjedi.
“Nëntë persona u shpëtuan, tre janë të vdekur dhe vlerësohet se më shumë se 20 persona janë të zhdukur. Kjo është një tragjedi”, tha Presidenti Gustavos Petros përmes Twitter.
Një i mbijetuar ka treguar ngjarjen sesi kishte ndodhur duke thënë se shoferi i autobusit po u përpiqte që të shmangte rrëshqitjen e dheut, por gjithçka shkoi keq.
Fraksion.com