“Unë beqare jam”, Përflitet për një lidhje me Butrint Imerin, Olta Beqiri sqaron të vërtetën
Prej dy vitesh Butrint Imeri është përfolur për një lidhje me aktoren e re Olta Beqiri. Mediat kanë vënë re fotot e tyre në vende të njëjta.
Mes zërave se dyshja janë në një lidhje, vetë aktorja ka sqaruar sonte gjithçka, në një intervistë në “Më Lër të Flas”.
E pyetur nga Donald dhe Romeo Veshaj në lidhje me fotot që qarkullojnë prej kohësh, aktorja tha:
“Njerëzit vdesin që diçka të diçka të vogël ta bëjnë të madhe. Realisht, jo domosdoshmërisht një foto që ke me dikë, tregon që je në një lidhje me atë person. Unë beqare jam”- tha Olta Beqiri.
Nga ana tjetër edhe Butrinti vijon të deklarojë se është ‘single’ prej kohësh. Por më herët faktet e kanë tradhtuar. Është e njëjta taktikë që ndoqi gjatë lidhjes me Kiara Titon. Çifti u kapën mat teksa shijonin pushimet në të njëjtin vend apo pinin një kafe në një lokal të Prishtinës. Por sa herë që ata pyeteshin në media për një raport më shumë sesa shoqëror, dëgjonim vetëm mohime.
Derisa vetë Butrinti e pranoi pak kohë më parë se ka qenë i lidhur me moderatoren gjatë emisionit “Zemër Luana.” Sa i përket ndarjes ai nuk dha një arsye konkrete, por tha se “secili në rrugën e vet.”
Fraksion.com