Turistët drejt Kalasë të Rozafës. Mbi 93 mijë nga janari në nëntor
Kalaja e Rozafës në Shkodër ka tërhequr një numër të lartë vizitorësh gjatë këtij, duke tejkaluar numrat e vitit të kaluar.
Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër bëri të ditur se “gjatë periudhës janar-nëntor shifra e vizitorëve arriti në 92 327 ose 43 773 vizitorë më shumë se gjatë të njëjtës periudhë të 2021”.
Sipas DRTK, vizitat turistike në Kalanë Rozafa kanë vijuar me ecurinë pozitive në prag të sezonit turistik duke reflektuar rritje të numrit të vizitorëve vendas dhe të huaj.
Rikualifikimi i kalasë së Rozafës përmes ndriçimit, një investim i Ministrisë së Kulturës, e ka kthyer atë në një atraksion turistik, të vizitueshëm për turistët vendas dhe të huaj edhe në mbrëmje.
Kalaja e Rozafës është monument historik. Në muret rrethuese të kalasë, të cilat përfshijnë rreth 9 ha tokë, dallohen qartë ndërtimet e katër periudhave: Balshajve (shek. XIV), zotërimi venecian (shek. XV), pushtimi osman (shek. XVI-XVII), dhe e Bushatllinjve (shek. XVIII-XIX). E ndërtuar gjatë mbretërisë Ilire, përfaqësohet nga një legjendë që tregon mbajtjen e një premtimi, të besës legjendare.
Fraksion.com