AktualitetPolitikëTë fundit

Sot Primaret e Partisë Demokratike. Në në 4 bashki nu ka garë

Ditën e sotme po zhvillohen Primaret në Partinë Demokratike, nga të cilat do të dalin dhe kandidatët që do të garojnë për kryebashkiakë në zgjedhjet e 14 majit të 2023-shit.

Procesi i votimit për primaret në Partinë Demokratike ka filluar këtë të diel në orën 08:00 dhe do të përfundojë në orën 18:00.

Për herë të parë do të votojnë jo vetëm anëtarët e PD-së, por edhe simpatizantët. Kandidatët garojnë për të përfaqësuar demokratët Sali Berishës në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023.

Kandidati shpallet fitues vetëm nëse merr të paktën 50% + 1 të votave nga totali i votave të vlefshme në një zonë të caktuar.

Në rast se asnjë nga kandidatët nuk merr të paktën 50% + 1 të votave nga totali i votave të vlefshme, atëherë kalojnë në balotazh dy kandidatët me numrin më të lartë të votave. Në rast ndarje votash në mënyrë të barabartë, kandidati apo kandidatët që kalojnë në balotazh hidhen me short.

Në katër prej bashkive primaret duket të dalin jashtë loje, për sa kohë është rezulton të jetë vetëm një kandidat. Në Shkodër, kandidati i vetëm është Bardh Spahia, në Elbasan Luçiano Boçi, në Kukës Admir Sinamati dhe në Poliçan kandidati i vetëm është Behar Xhaferaj.

 

Fraksion.com