Përfundon votimi për primaret, Berisha: Sot jemi forca më e fuqishme politike
Partia Demokratike mbylli këtë të diel votimet për primaret, përmes së cilave u zgjodhën kandidatët garues në zgjedhjet lokale të 14 majit të vitit të ardhshëm.
Procesi i votimit u mbyll zyrtarisht në orën 18:00, por vijoi edhe më tej në disa bashki të vendit. Tashmë, në votat e numëruara kanë nisur konfirmimet e para të kandidatëve.
Pa surpriza gara ishte në Shkodër ku konfirmohet kryetari aktual Bardh Spahia, në Elbasan Luçiano Boçi, në Kuçovë Lefter Maliqi.
Numrimi i votave për primaret është mbyllur edhe në Mallakastër, Patos, Tepelenë, Dimal, Selenicë, Roskovec, Poliçan, Memaliaj, Kuçovë dhe Skrapar. Ndërsa shkojnë në Balotazh, asnjë prej kandidatëve nuk mundën të marrin 50% të votave, Dibra me kandidatë Besnik Alkun dhe Ismail Ukën, Fieri me kandidatët Evdar Kodheli e Artur Mahmutaj, Mirdita Albert Mylyshid dhe Aleksandër lala, Librazhdi me Çefki Çota dhe Arjanit Leka.
Ish kryeministri, Sali Berisha ka dalë në një konferencë për mediat pas mbylljes së numërimit të votave në ‘Primaret’ e Rithemelimit në pjesën më të madhe të rretheve.
Berisha tha se sot Rithemelimi ishte forca më e fuqishme politike në Shqipëri pas zhvillimit të këtyre zgjedhjeve të mbajtura gjatë ditës së sotrme në kuadër të përzgjedhjes të kandidatëve që do të garojnë për krerët e bashkive në zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në 14 majt të vitit të ardhshëm.
“Unë kam bindjen se sot çdo anëtar edhe anëtare e PD-së, ndihen më të lirë, ndihem në dinjitozë, më të movituar se kurrë në idealet e tyre demokratike. Kam bindjen se ata vlerësojnë këtë ndryshim madhor të PD-së. Në të gjitha këto procedura, sovrani për partinë Demokratike ishte anëtarësia, as kryetari dhe as kryesia. Pra vendosëm në këtë mënyrë një standart demokratik të paparë më parë në Shqipëri. Çka e bën sot PD-në forcën më të fuqishme politike në Shqipëri, forcën më të përkushtuar për liritë e anëtarëve të saj dhe nesër në pushtet të qytetarëve të saj. Primaret e sotme shënuan gjithashtu hapjen e vërtetë reale, institucionale të PD-së. Në garë morën pjesë mbi 200 kandidatura, por nuk ka një prej tyre, nuk mund të thotë se mora pjesë si kandidat i kryetarit apo i PD-së. Jo të gjithë kanë qenë vullnet i lirë i kandidatëve apo propozim i lirë i anëtarëve”-tha Berisha.
Qarku Korçë
Bashkia e Korçës Ledina Alolli 628 vota
Bashkia e Maliqit Alfred Gega 920 vota
Bashkia Pogradec Zini Tollozhina 291 vota
Bashkia Devoll Elvis Hajdërlli 1184 vota
Bashkia Ersekë Et’hem Sajamit, i vetëm në garë! 450 vota pro
Qarku Kukës
Bashkia e Hasit- Ende s’ka rezultat
Bashkia e Tropojës- Ende s’ka rezultat
Bashkia e Kukës- Atmir Sinamati, i vetëm në garë! 989 vota
Qarku Lezhë
Bashkia Lezhë- Ende s’ka rezultat
Bashkia Mirditë- Shkojnë në balotazh dy kandidatët më të votuar Albert Mylyshi, 357 vota dhe Aleksander Lala, 285 vota
Bashkia Kurbin- Behar Haxhiu 1358 vota
Qarku Shkodër
Bashkia e Vaut të Dejës- Zef Hila 743 vota, i duhet të lërë mandatin e deputetit për t’u futur në garë
Bashkia Pukë- Ende s’ka rezultat
Bashkia Shkodër- Bardh Spahia, i vetëm në garë! 1386 vota pro dhe 6 vota kundër
Bashkia e Malësisë së Madhe- Nuk kishte kandidat
Bashkia e Fushë Arrësit- Ende s’ka rezultat
Qarku Tiranë- Ende s’ka nisur numërimi
Qarku Vlorë
Bashkia e Vlorës- Hysni Sharra 549 vota.
Bashkia e Selenicës– Leonard Rakipaj 270 vota
Bashkia e Delvinës- Ende s’ka rezultat
Bashkia e Sarandës- Ende s’ka rezultat
Bashkia e Konispolit- Ende s’ka rezultat
Qarku Berat
Bashkia e Beratit- Zija Ismaili 527 vota
Bashkia Kuçovë- Lefter Maliqi, i vetëm në garë! 339 vota
Bashkia Skrapar- Eugen Mustafallari, i vetëm në garë
Bashkia Poliçan- Behar Xhaferraj, i vetëm në garë! 92 vota
Bashkia e Dimalit- Gentian Meci 187 vota
Qarku Dibër
Bashkia Dibër- Besnik Alku 291 vota
Bashkia Bulqizë- Defrim Fiku 453 vota
Bashkia Klos– Ish deputeti Bedri Hoxha, 758 vota
Bashkia Mat- Shkojnë në balotazh dy kandidatët më të votuar, Skënder Gjuci me 319 vota dhe Bukurosh Ballabani me 145 vota
Qarku i Elbasanit
Bashkia e Elbasanit- Luçiano Boçi i vetëm në garë
Bashkia e Belshit- Ende s’ka rezultat
Bashkia e Librazhdit- Shkojnë në balotazh dy kandidatët më të votuar, Shaqir Kuka me 55 vota dhe Ndricim Lila me 45 vota
Bashkia e Përrenjasit- Ende s’ka rezultat
Bashkia e Gramshit- Ende s’ka rezultat
Bashkia e Peqinit- Ende s’ka rezultat
Qarku Fier
Bashkia Fier- Shkojnë në balotazh dy kandidatët më të votuar Albano Zhapaj me 87 vota dhe Artur Mahmutaj me 242 vota
Bashkia e Lushnjës- Eduard Sharka 1021 vota
Bashkia Divjakë- Aurel Malko 869 vota
Bashkia e Patosit- Sofie Alushaj 256 vota
Bashkia e Mallakastrës– Resmi Shanaj 264 vota
Bashkia e Roskovecit- Futues Hazizaj me 204 vota
Qarku Gjirokastër
Bashkia Gjirokastër- Dorjan Lani 291 vota
Bashkia Këlcyrë- Arjan Kasaj 171 vota
Bashkia Memaliaj- Albert Malaj me 300 vota
Bashkia Tepelenë- Baftjar Imeri 109 vota
Bashkia Libohovë- Adil Xhelili i vetëm në garë! 282 vota
Bashkia Përmet- Edmond Komino, i vetëm në garë
Fraksion.com