La familjen mbretërore për të, Meghan Markle dhe Princ Harry drejt divorcit?
Disa ditë më parë u publikua traileri i dokumentarit të Princ Harry-t dhe Meghan Markle, i cili pritet të publikohet më 10 janar.
Në këtë dokumentar Duka dhe Dukesha e Sussex-it thuhet se kanë thyer heshtjen mbi historinë e tyre të dashurisë apo edhe sekrete të familjes mbretërore.
Pas gjithë kësaj së fundmi ka qarkulluar lajmi se dyshja nuk i kanë fare mirë punët me njëri-tjetrin, madje po mendojnë edhe divorcin.
Një burim i afërt me Princin Harry dhe gruan e tij Meghan Markle deklaroi se mosmarrëveshjet dhe grindjet mes tyre janë përkeqësuar javët e fundit, ndaj ai ka marrë një vendim të fortë, por të përkohshëm.
Thuhet se liria me të cilën Meghan ka folur në dokumentar për jetën e saj dhe familjen mbretërore nuk i ka shkuar mirë bashkëshortit të saj.
“Harry i vjen keq për “zbulimin e tepërt” të Meghan”,-shtoi burimi.
Harry beson se Meghan “zbulon shumë” për ta dhe se edhe shumë nga gjërat që ajo ka thënë nuk janë të sakta.
Dhe nuk është vetëm Harry që është mërzitur, por raportohet gjithashtu se Meghan është e lodhur” nga bashkëshorti i saj dhe mund të kërkojë një “plan daljeje” në një të ardhme jo shumë të largët.
Thashethemet, sipas ekspertit mbretëror Tom Bower, po dalin nga Londra.
“Tani ka shumë në Londër që thonë se Meghan po lodhet nga Harry.” Ka spekulime se Dukesha e Sussex-it, 41-vjeç, në çdo moment do të thotë “Kjo është e mjaftueshme” dhe do të negociojë me mbretin Charles III disa marrëveshje për të ndërprerë martesën.”
Fraksion.com