AktualitetPolitikëTë fundit

“Janë ca kinse patriotë”, Rama reagon për Xhakën dhe Shaqirin: U qëndroj 100%, ata që s’duan ta kuptojnë pse-në s’kam si i ndihmoj

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj deklaratave të publikuara në disa medie se përse nuk publikoi foton e Xhakës dhe Shaqirit gjatë përballjes së Zvicrës me Serbinë nga Botërori Katar 2022.

Disa portale risollën statusin i vitit 2018 në facebook-un e kryeministrit Edi Rama i cili publikonte foton e Xhakës dhe Shaqirit teksa festonin duke bërë me duar simbolin e shqiponjës.

Në një reagim në rrjetet sociale, Rama thekson se se u qëndron 100% statuseve të publikuara.

“Janë ca kinse patriotë më të mëdhenj se të tjerët e disa kinse të zgjuar më shumë se të tjerët, që fjalëve të mia sot u kundërvihen me postimet e mia dikur për shenjwn e shqiponjës së Xherdanit e Granitit! U qëndroj 100% të dyjave dhe ata që nuk duan ta kuptojnë pse-në nuk kam se si i ndihmoj”, nënvizon Rama.

 

Fraksion.com