AktualitetSportTë fundit

Festoi fitoren ndaj Serbisë me fanellën e Jasharit, Xhaka “në shënjestrën” e FIFA-s

Ylli i kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka ka festuar me bluzën ku shkruhej mbiemri i heroit Adem Jashari pas fitores ndaj Serbisë. Bluzja me numrin 26 i përkiste shqiptarit tjetër që luan me skuadrën e Zvicrës, Ardon Jashari, teksa Xhaka zgjodhi ta vishte duke ekspozuar kështu përpara serbëve mbiemrin e heroit kombëtar.

Mirëpo fanella e veshur nga Granit Xhaka pas fitores së Zvicrës ndaj Serbisë, po bën bujë.

Pavarësisht deklaratës së Xhakës, ku ai u përpoq të sqaronte se nuk ka pasur qëllim politik, duket se FIFA nuk mendon ashtu.

“Jo, nuk kishte asgjë politike brenda kësaj. Ishte një referim dhe dedikim për Ardonin, i cili është një i ri që po rritet shpejt, e të cilin e këshilloj shumë dhe që meriton shumë respekt për atë që është duke e bërë”- u shpreh mbrëmë Xhaka.

Por FIFA dyshohet se po monitoron rastin dhe sipas “Associated Press”, mesfushori mund t’i nënshtrohet një hetimi nga trupi gjykues, i cili gjithashtu mund të çojë në një skualifikim të tij.

Rikujtojmë gjithashtu se Graniti bëri dhe një reagim në “Instagram” pas ndeshjes, duke postuar foto me Ardon Jasharin, teksa shkroi: “Nuk mund ta përshkruaj sa e mirë është kjo ndjenjë. Shumë krenarë për djemtë e mij. Raundi i 1/16-ave të Kupës së Botës. Ia dolëm”, shkroi Xhaka.

 

Fraksion.com