Berisha: Rama ka frikë se protestuesit do ta damkosin para Europës
Për Sali Berishën, protesta e 6 Dhjetorit është jetike për të ngritur zërin para Europës dhe botës.
“Në fushatë kam qenë, në fushatë jam. Në protestë kemi qenë, në protestë do të jemi. Ky ka qenë vit që është bërë fushatë më shumë se kurrë. Do vazhdojnë fushata, protesta. ..Mund të lemë çdo gjë, por të ndalemi vetëm në mënyrën sesi Trojka e pasardhësve të xhelatëve të popullit shqiptar, Rama-Balluku-Çuçi trajtuan protestën e opozitës, dëshmon për çdo shqiptar, se ajo protestë është jetike për të treguar, për të ngritur zërin para Europës dhe botës se çfarë janë këta. Lexoni pak se çfarë shkruante ministri i drogës, që ia thotë fort, që në parlament nesër, ose në shesh, do ju bëj të dhëna të reja për të, për opozitën e cila e nderon Shqipërinë me protestën e saj në çdo vend të lirë… Lexoni pak se çfarë kanë shkruajtur. Ata janë fytyra e mafias atë ditë. Ata janë mafia, ne jemi shqiptarët e vërtetë atë ditë në shesh”.
I pyetur sesi do futen në Bulevard në një kohë kur ai do jetë i rrethuar nga efektivët e policisë, Berisha tha se bulevardi nuk është zonë e sigurisë dhe se në të vërtetë Edi Rama ka frikë se mos protestuesit futen në Kryeministri dhe e damkosin para syve të Europës.
“Bulevardi s’ka asgjë të përbashkët me zonën e sigurisë. Zona e sigurisë ekziston, por jo aty ku thotë Edi Rama. Është krejtësisht një tmerr i tij. Ai ka frikë se mos protestuesit do i futen në kryeministri dhe do e damkosin para syve të Europës. Bulevardi është i protestuesve. Ata e kanë parasysh që siguria e miqve nuk mund të vihet në asnjë lloj forme në diskutim”.
Fraksion.com