AktualitetEkonomiPolitikëTë fundit

Rama: “eTransport”, e ardhmja digjitale e transportit rrugor ndërqytetas

eTransport është platforma e re e prezantuar një ditë më parë, dedikuar transportit rrugor ndërqytetas me informacione online, prenotim dhe biletari elektronike, promovim dhe sugjerime për udhëtime.

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale, bëri të ditur se platforma elektronike “eTransport”, është e ardhmja digjitale e transportit rrugor ndërqytetës për udhëtarët vendas, por dhe turistët e huaj që këtë vit arritën deri në shifrën 6.7 milionë.

“Përmes një aplikacioni risi të cilin mund ta shkarkoni në telefon ose tablet do të gjeni informacione online, prenotim dhe biletari elektronike, promovim dhe sugjerime për të udhëtuar kudo në Shqipëri”, u shpreh ai.

Viti 2022 konsiderohet i mbarë për turizmin, pasi shënoi edhe flukse të reja turistike. Këtë vit u regjistruan rreth 4 herë më shumë vizitorë nga Spanja; 97,1% më shumë vizitorë nga Britania; rreth 3 herë më shumë vizitorë nga Holanda; më shumë se dyfishim i vizitorëve nga Sllovenia; dyfishim i vizitorëve që vijnë nga vendet skandinave.

Sipas statistikave të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit në periudhën janar-tetor 2021 u regjistruan 5 177 116 vizitorë të huaj, ndërsa për të njëjtën periudhë të vitit 2022 vendin tonë e vizituan 6 793 892 vizitorë të huaj.

 

Fraksion.com