AktualitetBota+Të fundit

Protestë te restoranti i Nusretit:  Njerëzit nuk kanë ç’të hanë, ju shisni biftekë të veshur në ar’

Britanikët nuk e kanë pritur mirë hapjen e restorantit “Saktë Bae”, ku një biftek i veshur me ar shitet rreth 1 mijë paund. Përfaqësuesit e “Animal Rebellion” i kanë bërë një vizitë paqësore restorantit të famshëm Nusret në Knightsbridge. Tetë protestues bllokuan tavolinat e rezervuara, duke bërë thirrje për një sistem ushqimor me bazë bimore.

Ata pretendojnë se mishi i shërbyer në restorantet e tij është ndër ushqimet me më shumë kosto.

“Restorante si këto janë simbole të një sistemi të prishur. Ndërkohë që 2 milionë njerëz po mbështeten në bankat e ushqimit në Mbretërinë e Bashkuar tani, kuzhinierët me ndikim po shesin biftekë të veshur me ar për më shumë se një mijë paund” – tha studenti Ben Thomas.

Salt Bae kuzhinieri i mediave sociale që u bë i famshëm në vitin 2017, ka pritur në restorantet e tij ‘ultra-premium’ njerëz si David Beckham, Snoop Dogg dhe Leonardo DiCaprio. Në nëntor, Salt Bae u kritikua në mediat sociale pasi u mburr për faturën prej 140,584 £ të një klienti në Abu Dhabi.

 

Fraksion.com