AktualitetSportTë fundit

Zvicra nxjerr jashtë Serbinë, gol Shaqiri, Xhaka përplaset me serbë

Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka në fazën e 1/8-ave, ndërsa Serbia në shtëpi.

Zvicra triumfoi 3-2 në ndeshje ne fundit në grup përballë përfaqësueses serbe, duke u renditur në vendin e dytë, pas Brazilit, vetëm falë golaverazhit më të keq se “Seleçao”, që nga ana e saj humbi 1-0 përballë Kamerunit. Në stadiumin  Dohas u luajt një sfidë plot emocione, me përmbysje dhe ripërmbysje, por në fund festa ishte për helvetët, që festuan kualifikimin falë suksesit 3-2. Shënoi i pari Xhaka, përmbysën rezultatin përkohësisht Mitrovic dhe Vlahovic, pasi më pas erdhën golat e Embolosë dhe Freuler për rezultatin përfundimtar 3-2.

Në takimin tjetër, Brazili zhgënjeu ndaj Kamerunit, duke u mposhtur me rezultatin 1-0. Golin e vetëm të takimit e shënoi Aboubakar në minutën e dytë shtesë. “Seleçao” rrezikoi në fund të humbte edhe vendin e parë, sigurisht nëse Zvicra do të shënonte edhe një gol ndaj Serbisë.

Serbi -Zvicër 2-3 (Mitrovic 26′, Vlahovic 35’/Shaqiri 2o’, Embolo 44′, Freuler 48′)

Në minutën e katërt shtesë ka sherr masiv në fushë, me protagonist Granit Xhakën, që kacafytet me disa serbë.

48′ – Pa u mbushur tri minuta loja në pjesën e dytë, Freuler shënon për helvetët, që përmbysin rezultatin e rimarrin epërsinë, 2-3.

44′ – Nuk kanë fund emocionet në stadiumin e Dohas, Embolo barazon rezultatin, 2-2.

35′ – Shaqiri humb topin në mesfushë, me serbët që kundërsulmojnë me shpejtësi, dukë shënuar golin e dytë me Vlahovicin, 2-1.

26′ – Zgjat pak avantazhi i helvetëve, pasi Mitrovis ndëshkon me kokë portierin Sommer.

20′ – Zhbllokohet pas 20 minuta lojë sfida Serbi – Zvicër. Ai që i ndëshkon serbët është një shqiptar, pikërisht Xhedan Shaqiri, që tund rrjetën i ndihmuar edhe nga devijimi i topit.

 

Fraksion.com