“Putin, bie nga shkallët në rezidencën e tij në Moskë”, Mediat: Përkeqësohet shëndeti i presidentit
Vladimir Putin ka rënë nga shkallët në rezidencën e tij zyrtare në Moskë ndërsa ende nuk është rikuperuar nga kanceri sipas një kanali në Telegram, shkruan Daily Mail.
Gjenerali SVR ka postuar përditësime në lidhje me shëndetin e Putinit që nga fillimi i luftës, megjithëse nuk ka ofruar asnjë provë për të mbështetur pretendimet e tij.
Ngjarja ndodhi para truprojave të presidentit, të cilët reaguan shpejt dhe i erdhën menjëjerë në ndihmë Putinit.
Spekulimet për shëndetin e Putinit janë përhapur që kur ai urdhëroi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.
Fraksion.com