AktualitetTë fundit

Plagosja me armë zjarri në Durrës, 40-vjeçari kishte precedent penal. Në kërkim autori

Në orët e para të mëngjesit të së premtes, në spitalin e Durrësit është paraqitur për ndihmë mjekësore një 40-vjeçar i plagosur me armë zjarri.

Daniel Bushi është qëlluar me armë pas një konflikti në lagjen 17 të qytetit të Durrësit, pranë shërbimit zjarrfikës.

Nga veprimet e para hetimore paraprake të kryera ka rezultuar se 40-vjeçari Daniel Bushi, dyshohet të jetë plagosur nga shtetasi Gabriel Peqini, 28 vjeç, i shpallur në kërkim nga policia.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollin e zonës për kapjen e autorit. I plagosuri njihet si person me precedentë penalë nga policia e Durrësit.

 

Fraksion.com