AktualitetTë fundit

Mjeku dhunohet në banesën e tij, niset me urgjencë drejt Traumës

Në Gramsh, mjeku i familjes, Vladimir Shuli është rrahur nga persona ende të paidentifikuar në banesën e tij.

Pas goditjes, mjeku ka mundur të telefonojë të afërmit. Dera e banesës është hapur me dhunë nga efektivët dhe familjarët dhe kanë gjetur mjekun pa ndjenja.

Shuli është dërguar në spitalin e Gramshit, por për shkak të gjendjes së rënduar, mjeku është transferuar në spitalin e Traumës.

Ngjarja ndodhi ditën e martë, më 29 nëntor.

 

Fraksion.com