“Europianët i qëllojnë politikanët me vezë e miell kur ka samite”, akuza e Berishës: Rama dhe Balluku, krerët e mafies shtetërore
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama dhe zëvendëskryeministren Belind Balluku se janë krerë të mafies shtetërore.
Duke u ndalur te protesta e 6 dhjetorit, Berisha tha se edhe europianët qëllojnë me vezë politikanët kur ka samite.
“Protesta është një nga mënyrat më të fuqishme që ata të dëgjohen, protesta është zëri i qytetarëve, zëri i juaj. Unë sot dua të shtroj pyetjen për çdo qytetar: Cila është e keqja e protestës? Çe keqe do na ndodhë nga protesta? Asnjë e keqe, asgjë e keqe, vetëm të mira, vetëdijësim, presion, kërkim llogarie, demonstrim se guxojmë si njerëz të lirë.
Të këqijat ndodhin kur njerëzit nuk reagojnë, kur mërmërisin cmë duet mua e kur heshtin. Kur qeveritë keqinformojë opinionin publik e nuk përgënjeshtrohet ky opinion, kur qeveritë manipulojnë po ndërkombëtaret e opozita nuk thotë fjalën esaj, zëri i qytetarëve në rrugë kufizon të keqen e keqqeverisjen.
Në 6 dhjetor në Tiranë zhvillohet samiti i BE me vendet e Ballkanit Perëndimor. Protestat në samite e takime ndërkombëtare përveçse në vendet diktatoriale janë gjëja më normale, janë ligj në të gjitha vendet e lira.
Kudo ku ka takime liderësh ne perëndim ka protesta për kauza të qytetarëve. Jo rrallë kanë kaluar në këto protesta dhe në mosbindje të thellë civile si në Athinë, Gjenova, Paris, Uashingon, Bruksel e shumë qytete të tjera të vendeve të lira.
Pak javë më parë amerikanët protestuan në Nju Jork gjatë samitit të OKB, në Bruksel protesta të mëdha disa muaj më parë në samitin e BE me Afrikën. Askush s’i kritikoi, s’i ofendoi, apo akuzoi si armiq si agjentë të Kremlinit sic bëjnë këtu krerët e mafies shtetërore Edi Rama, Belinda Balluku, Veliaj e Taulant Balla. Europianët i qëllojnë politikanët me veze, me miell, me bojë kur janë në takime e samite, por kjo nuk ndodh në Korenë e Veriut, në Kube, Egjip.”, tha Berisha.
Fraksion.com