AktualitetPolitikëTë fundit

“Apartamentet te Porti i Durrësit 3 mijë euro m2”, Berisha akuza të forta Ramës, thirrje Alabbar: Hiq dorë, kjo është plaçkitje

Kreu i PD, Sali Berisha, tha se kanë nisur të shiten apartamente tek Porti i Durrësit me 3 mijë euro m2.

Ai ka hedhur akuza të forta ndaj Edi Ramës duke thënë se po përdoren paratë e krimit për Portin e Durrësit, ndërsa i ka bërë thirrje investitorit arab që të tërhiqet nga ky projekt.

“Dubain e kanë parajsën, port dhe atje FBI ka bërë operacione jashtëzakonisht sensitive dhe uroj që t’i shkojë deri në fund, të kuptojnë shqiptarët se gjithçka në këtë qeveri është mafioze. Porti i Durrësit po shiten apartamentet, na u botua në fletoren zyrtare ligji, u bëj thirrje qytetarëve, me çfarë çmimi thoni ju? 3 mijë euro metri katrorë. Dubai i Ramës dhe arabit të tij po ngrihen të gjitha mbi paratë e krimit, të jo vetëm Shqipërisë, por të mbledhura edhe nga vende të tjera, ndaj na duhen pasaportat e arta.

Vendi në rrezik të jashtëzakonshme kjo mafie nuk ka asnjë parim, ndaj e denoncoj edhe një herë dhe i them zotit Alabar i cili është një miliarder, hiq dorë nga kjo aferë sepse shqiptarët nuk do ta pranojnë kurrë. Zotërinj, kjo është plaçkitja më e madhe që i bëhet kombit shqiptar në pronë publike. Ndaj dhe mos përziej aksionet tuaja me Edi Ramën. Se e keni vënë re ju, që tani, nga dalja televizive në dalje televizive duke folur për Alabbar-in sikur është i dërguari i Allahut apo i vëllai i Profetit. Ka gjithçka interesin e tij personal dhe familjar”, u shpreh Berisha.

 

Fraksion.com